19 Prill 2024

PDK-LDK: Finalizimi i marrëveshjes, në ditët në vijim

Prishtinë, 23 nëntor -  Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takuan sonte për t’i përcaktuar veprimet konkrete për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në këtë takim të dy kryetarët e partive respektive, si partnerë të koalicionit, shprehën zotimin e tyre për të punuar në mënyrë intensive për t'iu dhënë qytetarëve të Kosovës institucione kredibile, të afta për ta çuar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e integrimeve euroatlantike."

"Gjatë ditëve në vijim grupet punese të PDK-së dhe LDK-së do të takohen intensivisht për përmbylljen e marrëveshjes politike dhe harmonizimin e programit të ardhshëm qeverisës”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, bëhet me dije se finalizimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

“Gjithashtu, brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen e organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)