16 Prill 2024

Ilir Meta viziton Gjilanin

Gjilan, 23 nëntor - Lutfi Haziri ka deklaruar se vizita e Ilir Metës është e para e një autoriteti më të lartë shqiptar që viziton Gjilanin.

Të hënën për pesë orë Meta do të jetë në Gjilan e Anamoravë dhe do të kemi edhe befasira për të tha Haziri.

Lutfi Haziri ndihet i entuziazmuar që të hënën në Gjilan vije për një vizitë miqësore Ilir Meta ish kryeministër dhe ish zëvendëskryeministër gjatë kohës së luftës së Kosovës. “Njeriu që ndihmojë Pavarësinë e Kosovës për herën e parë një autoritet aq i lartë shqiptarë viziton Gjilanin dhe vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin” tha Haziri, raporton rajonipress.

Haziri tha se Ilir Meta të hënën për 5 orë do të jetë në Gjilan dhe Anamoravë dhe me këtë rast me praninë e tij do ta nderojë Gjilanin dhe Anamoravën.

Haziri tha se Ilir Metën do ta presin befasira, derisa nuk sqarojë nëse Kuvendi Komunal i Gjilanit pritet ta shpall edhe qytetar nderi Ilir Metën.

”Kemi propozime interesante dhe besoj se do të ndihet i befasuar dhe i relaksuar nga kjo vizitë” tha Haziri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)