29 Mars 2024

Degët e PDK-së mbështetësin koalicionin me LDK-në

Prishtinë, 21 nëntor - Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e mbështetën  unanimisht Koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për themelimin e institucioneve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Hashim Thaçi mbajti mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.

Kryetari Thaçi i njoftoi kryetarët e degëve për  arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për themelimin institucioneve të Kosovës.

Kryetarët e degëve i dhanë përkrahje unanime arritjes së koalicionit ndërmjet dy forcave politike, që garantojnë stabilitet politik dhe perspektivë evropiane për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)