25 Prill 2024

Jacobson: Koalicionin qeverisës në Kosovë nuk e sollëm ne

Prishtinë, 20 nëntor - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, është punë e politikanëve të Kosovës dhe jo e ambasadës amerikane apo e bashkësisë ndërkombëtare.

\"Qëndrimi ynë gjatë tërë kohës ishte se jemi të gatshëm të punojmë me cilëndo kryesi të parlamentit dhe çdo qeveri që del nga një proces ligjor. Tash duket se ky proces po ecën përpara dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.\"

\"Dua të them se jam e kënaqur që palët e përfshira në negociatat aktuale janë të përkushtuara për përparësitë strategjike të cilat i ndajmë edhe ne, siç janë: themelimi i gjykatës së posaçme, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit përfshirë luftën kundër korrupsionit, miratimin e ligjit për luftëtarët e përfshirë në luftërat e huaja\", ka theksuar ajo.

Të gjithë këto sipas saj janë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për të cilat udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së pajtohen.

\"Por, dua të jem e qartë se ky koalicion që po ndërtohet tani është koalicioni i tyre, është punë e politikanëve të Kosovës, jo punë e ambasadës apo e bashkësisë ndërkombëtare.\"

\"Jam mirënjohëse dhe e impresionuar me rolin që ka luajtur presidentja në lehtësimin e dialogut dhe me ftesën e saj jam e gatshme që të jem vëzhguese në çdo kohë, por ky vërtetë është proces politik i Kosovës\", ka pohuar Jacobson.

Lajmi i mirë sipas saj është që Kosova pati zgjedhje të mira, që politikanët e Kosovës po flasin me njëri-tjetrin rreth tryezës së presidentes së Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe tash duhet të shohim se cilët do të jenë hapat e ardhshëm.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Jacobson tha se qeveria e re, cilado që të jetë përbërja e saj, duhet të punojë shpejt dhe me përkushtim për përmbushjen e përparësive strategjike të Kosovës, ndërsa shfaqi shpresën se java e ardhshme mund të gjejë vendin me institucione të reja. 


/Zëri i Amerikës/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)