25 Prill 2024

Kryesia e PDK-së pranon Isa Mustafën kryeministër

Prishtinë, 20 nëntor - Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vendim unanim për pajtim për të qenë në koalicion me LDK-në dhe për ta pranuar si kryeministër të vendit Isa Mustafën.

Sipas burimeve të lajmi.net, pas kësaj mbledhjeje të Kryesisë, menjëherë ka filluar punimet edhe Këshilli Drejtues i PDK-së, i cili pritet të diskutojë për hapat e mëtejshme rreth koalicionit me LDK-në, me konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Pas marrëveshjes së mbrëmshme të nënshkruar për bashkëqeverisje mes dy liderëve, atij të PDK-së, Hashim Thaçi dhe të LDK-së, Isa Mustafa, në prani të presidentes Atifete Jahjaga dhe ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, sot pritet të caktohet edhe data e mbajtjes së seancës konstetuive të Kuvendit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)