28 Mars 2024

Thaçi nuk tregon se kush do jetë kryeministri

Prishtinë, 20 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha përpara mediave se kryesia e PDK-së ka rënë dakord në parim me koalicionin me LDK-në e Isa Mustafës për të ndërtuar institucionet e vendit, por se nuk ka specifikuar se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Thaçi tha se megjithë vonesën, ky koalicion është i duhuri dhe se PDK-ja ka qenë gjithnjë në kërkim të një partie të spektrit të djathtë.

“Besojmë që është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe më e favorshme për qytetarët e Kosovës. Ne kemi formuar grupet punuese dhe do të diskutojnë në orët e ardhshme sa i përket ndarjes së pozitave në qeveri”, tha Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)