24 Prill 2024

Kurti: Koalicioni PDK - LDK u bë pazar me dosje

Prishtinë, 20 nëntor - Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka cilësuar Isa Mustafën si kolaboracinist, ndërsa theksoi se koalicioni PDK-LDK e fuqizon akoma dhe më tej SHIK-un.

“Kolaboracionizmi i Isa Mustafës me PDK-në do t’i bëjë të korruptuarit edhe më të pasur, kriminelët edhe më të mbrojtur, të varfrit edhe më të mjerë, klasën e mesme edhe më të varfër, ShIK-un edhe më të fuqishëm, Mitrovicën edhe më të ndarë, Serbinë edhe më të pranishme.”, ka thënë Kurti, në konferencën e organizuar sot.

Qeverisja me PDK-në sipas tij shënon vazhdimin e agonisë për popullin e Kosovës. Ai ka theksuar se nuk do të ketë kurrfarë shansi për luftim të krimit e të korrupsionit s’e lëre më për çështjet e tjera si zbutja e papunësisë apo reformat në arsim.

Kurti nënvizoi se ambiciet personale për pushtet të liderëve të partive të bllokut bënë që VLAN-i të shkatërrohej.

“Për pesë muaj rresht e kemi pamundësuar PDK-në. Kemi dëshmuar që është i mundshëm ndryshimi. Kemi dëshmuar që PDK-ja është pakica që e ka kapur shtetin. Asnjërin prej 63 deputetëve PDK-ja nuk ka arritur as ta frikësojë dhe as ta blejë. Kthesa e mbrëmshme sjell dëm të pallogaritshëm për Kosovën. Nuk do të ketë as hetim të privatizimeve të egra e as të pazareve me Serbinë. Do të ketë edhe më shumë gjëra të njëjta në rrugën e njëjtë të Thaçit”, tha Kurti.

Kurti ka thënë së për Vetëvendosjen është e qartë se mbrëmë te Presidentja është bërë pazari me dosje.

Isa Mustafa sipas tij e amniston PDK-në dhe ShIK-un për krimet dhe korrupsionin kurse ambasadorja amerikane ia ngrin ato 70 lëndë për krimet në komunë që mund të shpijnë te përgjegjësia e Isa Mustafës.

Ai ka thënë së vetëm dy ditë pasi që Ambasadorja ia përmendi publikisht Isa Mustafës ato 70 lëndë, ajo shkoi në vizitë te u.d. të kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha.  

Kurti ka vlerësuar se me vendimin e mbrëmshëm Isa Mustafa i ka hyrë rrugës së Behgjet Pacollit.

\"Kryeministri në Qeveri me PDK-në e ka fatin e Pacollit kurse partinë e tij e pret fati i AKR-së. Nga PDK-ja kanë dalë edhe Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni e Lumnije Morina. Atje ka shkuar vetëm Ramiz Kelmendi. PDK-ja kurrë s’ka qenë më e keqe se tash dhe mu kësaj PDK-je iu bashkëngjit Mustafa\", ka thënë Kurti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)