24 Prill 2024

Haradinaj: U bënë bashkë dy shkollat e dështuara qeverisëse

Prishtinë, 20 nëntor - Tashmë të gjithë jemi njoftuar për koalicionin e ri qeverisës në Kosovë.  Me këtë rast kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë së një qeverisje e tillë pati dështuar si mos më keq gjatë viteve 2008-2010.

"Përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse do të shkaktojë regres të vazhdueshëm në Kosovë. Të dyja shkollat e tyre të qeverisjes (në Kosovë dhe në Prishtinë) janë dëshmuar si të dështuara."

"Do të dështojnë sërish. Është çështje kohe, por fatkeqësi për vendin", ka theksuar Haradinaj.

Kosova sipas tij do të vazhdojë të jetojë, dhe të ndërtohet, por unë kam pritur se do ta shpejtojë hapin.

"Kam besuar në ndryshim. Jam angazhuar parreshtur për të ndërtuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Për Kosovën, për shtetin, shoqërinë, të tashmen dhe të ardhmen tonë."

"Mënyra e këtillë e ndërtimit të institucioneve do ta thellojë kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni,  ngulfatjen e demokracisë – duke e ngulfatur shoqërine civile dhe mediat, përmes instrumentalizimit të tyre dhe do ta bëjë shumë të vështire punën e opozitës", theksoj ai.

"Ne e dimë se sa vështirë është me qenë në opozitë, në këto rrethana, por, po ashtu e dimë se sa jetike për Kosovën është një opozitë e fortë, në këto rrethana."

"Ju bëjë thirrje përkrahësve dhe strukturave të Aleancës, qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie politike, fetare apo etnike, shoqërisë civile dhe mediave, kolegëve të partive opozitare, që të mos nënshtrohemi dhe të mos e pranojmë kapjen e shtetit", theksoi me tutje Haradinaj.

Aleanca sipas tij nuk do të nënshtrohet dhe nuk do të pranojë kapjen e shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)