29 Mars 2024

Mustafa heq dorë nga kryeparlamentari, synon Presidencën

Prishtinë, 1 nëntor - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, përfundimisht ka hequr dorë nga ambiciet për t’u ulur në “kolltukun” e kryeparlamentarit, duke u fokusuar që në bashkëpunim me partitë e Bllokut fillimisht ta formojnë Qeverinë e më pas të zgjidhet edhe president i vendit.

Një vendim të tillë Mustafa e ka marrë, pasi që, tanimë, është bindur se Kushtetuesja ia ka pamundësuar këtij koalicioni ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, duke e njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të cilës i takon edhe kryetari i Kuvendit.

/Zëri/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)