18 Prill 2024

Jahjaga: Kosova nuk do të mbetet peng i krizës

Pishtinë, 31 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e di se deri kur do t’i presë liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ajo nuk ka përmendur data, por ka thënë se koha deri kur do të presë, definohet nga nevoja për miratimin e buxhetit dhe afatet e organizimit të zgjedhjeve.

“Nuk do të përcaktoj afate kohore, sepse ato janë tashmë të përcaktuara në bazë të nevojave buxhetore dhe afateve të caktuara ligjore për të organizuar zgjedhje”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Jahjaga i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme si opsion i fundit, por ka shpjeguar se ua ka bërë të qartë edhe liderëve të partive se vendi nuk mund të mbetet pafundësisht peng i krizës dhe në mungesë të vullnetit për zgjidhje, edhe zgjedhjet janë opsion.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)