25 Prill 2024

“Kryeministrat” në luftë

Prishtinë, 30 tetor - Hashim Thaçi është shndërruar në një “monstrum politik” për Ramush Haradinajn, e jo më si një partner i mundshëm koalicioni, ashtu siç shihej në vitin 2012 kur lideri i AAK-së ishte liruar nga Haga.

As Thaçi nuk është në gjendje t’ia shtrojë më tepihun e kuq Haradinajt, sikur atëherë në Aeroportin e Prishtinës ku dy liderët reflektonin si bashkëtriumfues të luftës dhe partnerë politikë.

Paqja e atëhershme u rikthye në rivalitet të tmerrshëm, sidomos gati pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Tani Thaçi është shndërruar në një armik i përbetuar i Haradinajt, i cili këto ditë ia rikujtoj këtij të fundit se Kosova nuk mund të qeveriset nga liderë që nuk kanë arritur të fitojnë kuotën dyshifrore në ranglistën zgjedhore.

Ky ashpërsim i gjuhës politike nga dy, tashmë të nominuarit për kryeministër të vendit, nga analistët politikë vlerësohet se është pasojë e ngërçit politik dhe humbjes së besimit të ndërsjellë.

 /zëri/

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)