19 Prill 2024

PDK ndjen mungesën e ndërkombëtarëve

Prishtinë, 24 tetor - Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte arritur që në vitin 2001 të kushtëzonte krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse, duke e bërë Hashim Thaçin kryeministër.

Ndonëse në publik kishte thënë se kushtëzimi për të mos u bërë Thaçi kryeministër, ishte bërë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në qarqet zyrtare ka qarkulluar edhe opsioni se Thaçi asokohe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur ndërkombëtare.

Por, prej atëherë, PDK dhe Thaçi kanë punuar në drejtim të fitimit të simpatisë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe këtë synim e kanë finalizuar në vitin 2007, kur vendi veç po përgatitej të shpallte pavarësinë.

Në rrafshin personal, Hashim Thaçi ka arritur të dominohet edhe për çmimin Nobel për Paqe, por zgjedhjet e qershorit e kanë kthyer atë dhe partinë e tij në gjendjen e vitit 2001.

Ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë që ai të bëhet kryeministër.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)