24 Prill 2024

PDK-ja e gatshme për koalicion, LDK-ja jo

Prishtinë, 23 tetor - Kërkesa e ish-eurodeputetes Doris Pack, që PDK-ja dhe LDK-ja t’i fillojnë negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, është mirëpritur nga partia e Hashim Thaçit, por jo edhe nga ajo e Isa Mustafës.

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se është i domosdoshëm koalicioni PDK-LDK. Ai ka vlerësuar se vetëm një koalicion në mes të këtyre dy partive mund të garantojë stabilitet politik dhe institucional.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se për këtë parti është e pa pranueshme kërkesa e ish-eurodeputetes gjermane.

/epoka e re/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)