28 Mars 2024

Kusari - Lila do ta pranonte postin e kryeministres konsensuale

Prishtinë, 22 tetor - Mimoza Kusari-Lila ka thënë se po t\'i ofrohej pozita e kryeministres konsensuale, do ta braktikste komunën e Gjakovës.

Megjithëse ka përmendur se do të ishte një sakrificë po t\'i kërkohej një gjë e tillë.

\"Uroj të mos më vijë dita mua apo dikujt të bëhet një zgjidhje jashtë sistemit, për shkak se po gjendet një zgjidhje jashtë procesit demokratik. Do të ishte sakrificë jo vetëm për mua por edhe për komunën e Gjakovës sepse komuna ka hyrë në një trend zvhillimi që është i pandalur\", ka thënë kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Top Show.

Sipas saj, të gjithë janë fajtorë për ngërçin e krijuar.

\"Vendi po humbë shumë, uroj të mos vijë dita dikush të bëjë sakrificë jashtë sistemit. Ngërçi politik po i kushton Kosovës shumë, jo vetëm në kuadër të projekteve ekonomike. Mos të harrojmë elementin e bashkëpunimin ndërkombëtar. Çka tregon kjo për krerët politikë kosovar\", ka thënë Kusari Lila.

Sipas saj, kokëfortësia ka lindë me një proces që ka lindur me një koalicion të çuditshëm që iu bashkua edhe Vetëvendosja. “Nuk po e shohin që po i bëjnë një njeri më të rëndësishëm duke bërë kaq shumë kundër tij\", ka thënë ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)