19 Mars 2024

Blloku i sheh si opsion edhe zgjedhjet

Prishtinë, 21 tetor - Nëse Presidentja Atifete Jahjaga nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe një herë për sqarime të pikës 127, e nëse kjo e fundit ia hedh poshtë këtë kërkesë, atëherë opsioni i vetëm në tavolinën e bllokut, janë zgjedhjet.

Kështu i ka thënë Televizionit Rrokum, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se ata janë të vetëdijshëm që Gjykata Kushtetuese nuk i interpreton vendimet e veta, por sipas tij, duhet sqaruar pika 127 se si deputetët munden të gjejnë zgjidhjen.

Zemaj nuk e ka mohuar as mundësinë që një ditë të ulen e të bisedojnë me Partinë Demokratike, por e udhës kishte me qenë që kjo të bëhet në Kuvend.

Po ashtu, si Haradinaj, edhe Zemaj ka mohuar se mbi liderët e bllokut po bëhet presion për rishikimin e marrëveshjes ndërmjet tyre, dhe me hy në bashkëqeverisje me PDK-në. /Rrokum TV/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)