25 Prill 2024

Krasniqi: Përpjekje për t’i krahasuar gjërat e pa krahasueshme

Prishtinë, 20 tetor - Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar shkurt zhvillimet absurde në Serbi pas ndeshjes futbollistike midis përfaqësueseve të këtij vendi e të Shqipërisë.

\"Nuk po u flas shqiptarëve, po u flas serbëve që kanë koka të ftohta dhe mbi të gjitha demokratëve të Evropës, atyre që kanë krijuar vlera që po krenohemi të gjithë, që të bëjnë, nëse mundë ta bëjnë një krahasim në mes të bombardimeve serbe, zjarrvënieve serbe, plaçkitjeve serbe ne ekonominë e Kosovës e mbi të gjitha masakrave serbe në Kosovë të ushtruara mbi njerëzit e pafajshëm etj., me një lodër fëmijësh që u ngrit mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, e që barte një flamur! Kush kë do të duhej ta bojkotonte?\", ka theksuar ai.

Sipas tij nNëse dikush thotë mos u merrni me të kaluarën, mirë, e pranojmë ketë, por kush mund të vë krahasime mes asaj që u zhvillua nga tifozët serbë në stadium e mbi të gjitha me ato që u zhvilluan pas ndeshjes në Serbi dhe ajo që i përlau edhe majat e politikës serbe në Beograd me dronin shqiptar, që bartte një flamur simbolik!? 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)