19 Prill 2024

Partitë e bllokut vepruan gabimisht

Prishtinë, 2 tetor –  Nënkryetari PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për gazetarë ka thënë se partitë e bllokut janë duke ndërmarrë veprime të gabueshme që dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale.

“Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale. Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit. Dhe e dyta injorimi enklantant që i është bërë procesit të lehtësimit në ndërtimin e institucioneve që tani e ka filluar presidentja e Republikës së Kosovës.

\"Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike mosrespektim institucional në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve”, ka thënë Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)