29 Mars 2024

Arifi: PDK-ja po i bllokon institucionet

Prishtinë, 2 tetor - Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina,është e dëmshme për demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se një veprim i tillë është një goditje e rëndë e angazhimeve të presidentes Jahjaga për ta tejkaluar ngërçin politik.

“Besoj se ky veprim i Brovinës është goditje ndaj angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe nuk i shërben askujt, as PDK-së”, është shprehur Arifi, duke e akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

“PDK-ja është duke vazhduar bllokimin e formimit të institucioneve të reja, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, PDK-ja është duke vazhduar t’i torturojë qytetarët e Kosovës dhe po u shkakton dëme afatgjata institucioneve të Kosovës, me shpresë se blloku do ta marrë përgjegjësinë e tyre”, ka deklaruar Arifi. Në këtë kontekst, Arifi ka thënë se shtyrja e seancës është dëshmi se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me PDK-në.

“Pra, kjo është një dëshmi se asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk dëshiron të jetë në koalicion me PDK-në”, ka theksuar Arifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)