28 Mars 2024

Srpska përcaktuese e koalicionit të ardhshëm

Prishtinë, 1 tetor - Tejkalimi eventual i nyjës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk do të zgjidhte përfundimisht edhe krizën politike në vend.

 Sfida tjetër me të cilën do të duhej të ballafaqohet kryeministri dhe koalicioni i ardhshëm qeverisës është përfshirja e Listës Serbe në qeverinë e re.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Tribuna” se janë pesë parime mbi të cilat institucionet e Kosovës duhet të formohen. Tri prej tyre kanë të bëjnë me vet aktin e themelimit, kurse dy parime tjera me politikat qeverisëse.

Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe “Srpska”.

(Tribuna)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)