29 Mars 2024

Hasani: Kosova nuk ka krizë politike dhe as institucionale

Prishtinë, 1 tetor - Në një intervistë dhënë agjencisë austriake APA, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani ka deklaruar se “Kosova nuk ka krizë politike, dhe as institucionale”.

Situatën politike në vend, Hasani e ka përshkruar më tepër si një “situatë konfuzioni”( Polit-Wirr-Warr).

Hasani i ka deklaruar agjencisë APA se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sqaron se “ Kryetari i Parlamentit të Kosovës, sipas Kushtetutës në fuqi duhet të propozohet nga partia, apo koalicioni më i fortë, që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të bëhet konstituimi i Parlamentit të ri të zgjedhur”.

Në intervistën dhënë për agjencinë APA, Hasani ka deklaruar se koalicioni anti PDK, i cili përmbledh LDK-në, AAK, Nismën dhe lëvizjen Vetëvendosje është themeluar pas zgjedhjeve dhe si i tillë nga pikëpamja e Gjykatës Kushtetuese nuk është koalicion që mund të propozojë kryetarin e parlamentit.

Konflikti politik aktual nuk është se nuk mund të tejkalohet mendon Hasani. Ka pasur rasti si ai i Italisë apo Belgjikës që kanë qenë edhe më të rënda se ky në Kosovë dhe kanë marrë zgjidhje, thotë ai.

Një zgjidhje sipas Hasanit do të ishte që kandidati i PDK-së të zgjidhet kryetar Parlamenti me ndihmën e kampit kundërshtar.

Më pas “Kampi kundërshtar do të mund ta zgjidhte sipas planit qeverinë e re”.

“ Ky është një proces politik që do të mund të ndodhte dhe nëse partitë mund të merren vesh për këtë zgjidhje, kjo nuk do të kishte pasoja kushtetuese” ka deklaruar Hasani për agjencinë austriake APA. “Zgjidhja duhet të jetë politike” ka thënë Hasani.

Ai tha për agjencinë APA se Gjykata Kushtetuese është funksionale. Për shkak se parlamenti i deritashëm nuk mund të mblidhte dy të tretat e votave, për të zgjedhur një gjykatës të ri, Gjykata Kushtetues po funksionon me tetë, në vend se me nëntë gjyqtarë kushtetues. Kjo, megjithatë sipas Hasanit, nuk paraqet problem për koorumin e Gjykatës.

Hasani ka lavdëruar ndërkaq, punën e tre gjykatësve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas atij ata kanë dhënë kontributin e vet për forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë. Ata, pas skadimit të mandatit dy vjeçar, do të zëvendësohen me kolegë kosovar, ka thënë ai për agjencinë austriake APA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)