24 Prill 2024

Daka: Reformimi i KQZ-së peng i zgjedhjeve të shpeshta

Prishtinë, 30 shtator - Institucioni, të cilin Kushtetuta e obligon t’i organizojë zgjedhjet, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nuk po arrin t’i përfundojë reformat e brendshme, pasi po i duhet gati çdo vit të organizojë zgjedhje në vend. Kështu ka thënë kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka.

Në një intervistë për televizionin Rrokum, Daka po ashtu tha se institucioni që ajo drejton, sa i përket organizimit të zgjedhjeve, është më përpara se institucionet e njëjta të rajonit. Por, jo edhe sa i takon stafit të brendshëm. Krejt kjo, sipas saj, si rezultat i shpalljes së zgjedhjeve të shpeshta në vend.

Mirëpo, Daka foli edhe për pamundësinë e përfundimit të projekteve që ajo i kishte planifikuar me ardhjen e saj në krye të KQZ, siç është edhe reformimi i këtij institucioni

Por, thotë se në rast se shpallen edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, KQZ është e gatshme ta kryejë obligimin e vet kushtetues.

Daka rikujton se KQZ, për zgjedhjet e 8 qershorit i ka shpenzuar 4.5 milionë euro, e po kaq pare do të duheshin edhe në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

 /TV Rrokum/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)