20 Prill 2024

Kadaj-Bujupi: Cilido kandidat i PDK-së do të “digjet”

Prishtinë, 29 shtator - Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se deputetët partive të bllokut nuk do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit.

Ajo në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se vota e bllokut është për Isa Mustafën.

Kadaj-Bujupi është shprehur e bindur se pas dështimit të PDK-së blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV do ta konfirmojnë Isa Mustafën kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Dështimi i radhës së PDK-së nënkupton që ajo e konsumoi të drejtën e vet. Tash është radha jonë si deputetë të shumicës të ofrojmë zgjidhje”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se kushdo që kandidohet nga PDK-ja për kryeparlamentar është i “djegur”.

“Blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV jemi shumica dërrmuese dhe të vetmit që mund ta qeverisim vendin bazuar në numrin e votave të cilat burojnë nga vullneti i popullit”, ka thënë Kadaj-Bujupi. /epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)