24 Prill 2024

Jahjaga takoi Ambasadoren për çështje të grave, Catherine Russell

Prishtinë, 23 shtator - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Ambasadoren amerikane për çështje të grave, zonjën Catherine Russell, me të cilën diskutuan për iniciativat për fuqizimin e gruas në Kosovë.

Presidentja Jahjaga theksoi se, si shtet i ri, Kosova ka ndërmarrë një qasje proaktive në rritjen e pjesëmarrjes së gruas në jetën publike dhe vendimmarrje, përfshirë përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës, në nivelin qendror dhe lokal.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Ambasadoren Russell për përpjekjet institucionale në Kosovë për ta ndihmuar riintegrimin dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar në veçanti punën e Këshillit për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, si një mekanizëm koordinues me objektiva të qarta, që ka për qëllim njohjen e statusit ligjor të kësaj kategorie dhe qasjen e saj në shërbime dhe fuqizim ekonomik të grave të prekura nga kjo formë e torturës.

Presidentja Jahjaga kërkoi nga Ambasadorja Russell përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërkombëtarizuar vuajtjet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat globale rreth kësaj çështjeje dhe nënvizoi nevojën për të kërkuar drejtësi që do t\'iu ndihmonte viktimave për të gjetur qetësinë e tyre dhe riintegrimin e destigmatizimin e tyre në shoqëri.

Ambasadorja Russell përshëndeti përparimin që e ka shënuar Kosova për barazinë gjinore dhe tregoi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)