20 Prill 2024

Edhe “Srpska” bëhet gati për zgjedhje

Prishtinë, 22 shtator - Zgjedhjet e parakohshme nuk po shihen më si një opsion real vetëm nga subjektet shqiptare, por edhe nga ato serbe.

Ndonëse në deklaratat e tyre, zyrtarë të Listës Serbe, që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 9 deputetë, thonë se do të preferonin formimin e institucioneve, pas thellimit të ngërçit politik, ata përgatiten edhe për skenarin e fundit.

Pavarësisht se a do të formohen institucionet apo do të shkohet nga zgjedhjet në zgjedhje, Beogradi i premton Listës Serbe se për të gjitha vendimet do të konsultohen së bashku.

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, i cili bën pjesë në kuadër të Listës, u ka thënë mediave serbe se pavarësisht preferencave politike për krijimin e institucioneve, mund të shterren mundësitë që Kosova të dalë nga kriza.

“Nëse nuk gjendet mënyrë për të dalë nga kriza, përkatësisht vakumit politik, zgjedhjet mbeten alternativë”, ka thënë Petroviq.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)