28 Mars 2024

Mediet e huaja, jehonë vizitës së Papës

Tiranë, 21 shtator - Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e medieve prestigjioze nga e gjithë bota, veçanërisht me motivin e vizitës së Papës në Shqipëri, si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.

1. Britanikja “Dailymail”, në raportin e saj i më shumë i kushton rëndësi masave të sigurisë që janë ndërmarrë nga shteti shqiptar për ta siguruar Atin e Shenjtë dhe mbarëvajtjen e vizitës së tij. “Vatikani këmbënguli se nuk do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie, por ndërveprimi i Papës me turmën ishte shumë më i ndryshëm nga udhëtimet e tij të mëparshme në vende të huaja”, shkruan në faqen e saj online britanikja.

Dekori i pritjes, simbolika e tij dhe pritja madhështore, kanë qenë një tjetër pjesë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së saj. Veçanërisht “bulevardi kryesor i kryeqytetit “Dëshmorët e Kombit”, i cili ishte dekoruar me flamuj shqiptarë dhe të Vatikanit, si dhe me fotot e 40 priftërinjve katolikë që kanë qenë të persekutuar dhe ekzekutuar nga diktatori stalinist Enver Hoxha”.
 
2. “The Telegraph” ka vlerësuar deklaratën e Papës se Shqipëria është një model i harmonisë fetare në krahasim me egërsinë e sekteve fetare në Lindjen e Mesme, të cilat kanë çuar në një konflikt të dhunshëm, që sollën dhe miratimin e Papës për sulmet ajrore amerikane.

Sipas “The Telegraf”, Papa vendosi në kontrast këtë botë lindore të përfshirë në kaos dhe mungesë tolerance fetare, me Shqipërinë si një vend me tre milionë njerëz, ku 60% e tyre janë myslimanë, 10% janë katolikë dhe pjesa tjetër janë të krishterë ortodoksë.
 
3. Agjencia e lajmeve “Yahoo” theksoi deklaratën e Papës, se feja nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën. Papa Françesku paralajmëroi  gjatë vizitës në Shqipëri të dielën, se feja nuk duhet të lejojë dhunën, duke bërë të qartë të dhënat lidhur me gjakderdhjet e shkaktuara nga grupi i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Në fjalimin e tij në Presidencë në Tiranë përballë udhëheqësve shqiptarë, Papa ka thënë: “Nuk duhet të lejojmë asnjë ta konsiderojë  veten si ‘të mbrojturin’ e Zotit, ndërkohë që planifikon dhe kryen akte dhune dhe tiranie. Nuk do të lejojmë asnjë të përdorë fenë si pretekst për veprimet kundra dinjitetit njerëzor dhe kundra të drejtave themelore”,  ka thënë ai.
 
4. “Reuters” shkruan se Papa Françesku dënoi veprimet e ekstremistëve në lindje, në një vend me shumicë myslimane. Papa deklaroi kështu gjatë një vizite njëditore në Shqipëri, një vend i varfër ballkanik që u vlerësua nga Ati i Shenjtë, si një model i harmonisë ndërfetare për shkak të marrëdhënieve të mira mes shumicës që i përket besimit mysliman dhe atyre që i përkasin atij të krishterë.

Sipas “Reuters”, vendimi i për të zgjedhur një vend të vogël për ta vizituar, në krahasim me një prej fuqive të kontinentit evropian, lidhet me faktin që Papa kërkon t’u japë përparësi vendeve të lëna pas dore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)