19 Prill 2024

Vatikani i ikë përgjigjes për njohjen e Kosovës

Tiranë, 21 shtator -   Gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, nuk mund të mos mungonte edhe pyetja nëse Vatikani do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Por zëdhënësi i Vatikanit, Fedreico Lombardi, e ka shmangur përgjigjen për këtë pyetje çështje, ndërsa është pyetur në konferencën e shtypit.

Ai ka thënë se vizita e Papës në Shqipëri ka karakter fetar dhe jo politik. “Ky është një udhëtim fetar i Papës në Shqipëri. Vizita nuk ka asnjë qëllim apo rezultat politik, apo diplomatik. Qëllimet kanë qenë vetëm ato të sqaruara që në fillim”, ka thënë Lombardi.

Një ditë para vizitës së Papës, Albin Kurti ia dërgoi një letër atij, duke kërkuar që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)