20 Prill 2024

Thaçi: Papa Françesku bekoi Shqipërinë dhe shqiptarët

Prishtinë, 21 shtator -  Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se sot të gjithë shqiptarët, të gjitha feve, patën një mysafir të çmuar, Papa Françeskun i cili bekoi Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë me fjalët e tija të ngrohta.

\"Fjalët e tija që \"shqiponja fluturon lartë por kthehet gjithmonë në fole\" kumbuan fort ngase flasin për një popull që po kthehet pa asnjë dyshim në familjen europiane të tillë cfarë jemi, muslimanë si poetët bejtexhinjë, katolikë si Pjetër Bogdani e Nëna Tereze, bektashinj si Naimi e Samiu, ortodoksë si Fan Noli\", ka shkruar ai ne facebook.

Sipas tij që të gjithë janë pjesë e një trungu të lashtë europian dhe që të gjithë ne kemi obligim të vazhdojmë ta zhvillojmë popullin tonë dhe shtetet tona në frymën e tolerancës dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

\"Vizita e Papa Françesku veç sa na ndihmon të kuptojmë më mirë se pavarësisht terrorit që përjetuam ndër shekuj, është dashuria ndaj njëri-tjetrit ajo që na mbajti gjallë\", ka shkruar Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)