18 Prill 2024

KQZ e gatshëm për zgjedhje në çdo kohë

Prishtinë, 20 shtator - Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, zgjedhjet e reja të mundshme nuk përbëjnë asnjë problem pasi ky institucion ka marrë të gjitha masat e duhura për të qënë në krye të detyrës.

Problem nuk është as mandati i përfaqësuesve të partive politike në këtë Komision, pasi sipas ligjit, përfaqësuesve aktualë në një situatë zgjedhjes do t\'u zgjatej mandati automatikisht.

Sipas asaj që shkruan Express, në rast se shpallen zgjedhjet, mandati i përfaqësuesve aktualë të partive politike zgjatet automatikisht, duke bërë që KQZ të ketë përbërje të njëjtë, pos anëtarit të AKR-së, parti kjo që e humb përfaqësuesin në KQZ dy muaj pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pasi që nuk e ka kaluar pragun.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në një prononcim për gazetën Tribuna, ka ritheksuar faktin se institucioni që ajo drejton, në çfarëdo momenti që i kërkohet të përgatitë zgjedhjet, do të jetë e gatshme ta bëjë një gjë të tillë.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)