24 Prill 2024

Arsim Bajrami kundërshton rikandidimin për kryetar të Kuvendit

Prishtinë, 19 shtator - I përballur më humbjen e thellë në Kuvendin e Kosovës, Arsim Bajrami, ka kundërshtuar ashpër propozimin për rikandidim për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka kaluar mirë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë.

Në këtë mbledhje, përveç fytyrave të zymta të pothuajse tek të gjithë të pranishmit, shumica edhe deputetë të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, një ndër më të shqetësuarit ka qenë Arsim Bajrami.

“Po, Arsim Bajrami përveç se ka kundërshtuar rikandidimin e tij ka shprehur edhe nervozën e tij për strategjinë jo të mirë të partisë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, ka thënë një burim brenda PDK-së.

Shenjat e humbjes, PDK i ka shfaqur menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhje nga vetë njeriu i dytë i partisë, Hajredin Kuçi.

Ky i fundit, përveç se ka përmendur për herë të parë fjalën kompromis, ka pranuar faktin se kjo parti nuk ka fuqi politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

/botapress/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)