26 Prill 2024

Seemo e shqetësuar me situatën në RTK

Prishtinë, 18 shtator - Organizata e Medieve e Evropës Juglindore (SEEMO), është e shqetësuar me situatën aktuale në transmetuesin publik të Kosovës, RTK. 

Konfliktet e përsëritura në mes të menaxhmentit  dhe Sindikatës  së Pavarur të RTK-së, supozohet të jenë shkaktuar nga përkeqësimi financiar, çështjet organizative dhe programore, dhe censurimi editorial i gazetarëve.

 Anëtarët e sindikatës pretendojnë se përveç presionit të vazhdueshëm ndaj gazetarëve profesionistë, një tjetër problem i madh mbetet punësimi i pakontrolluar, pa u respektuar procedurat e punësimit dhe pa  mbulesë  financiare.

\"SEEMO i bën thirrje Menaxhmentit të  RTK-së për t`i bërë transparente aktivitetet e tyre  dhe të japë shpjegime për vendimet e mëparshme, të  ngritura nga Sindikata\", ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujoviç.

 \"Mungesa e transparencës brenda një transmetuesi publik do të thotë se jotransparenca mund të pritet edhe nga jashtë.  Është me rëndësi të madhe që RTK-ja t`i  mbrojë gazetarët e saj dhe tu ofrojë atyre një atmosferë të sigurt të punës \", shtoi ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)