26 Prill 2024

Viets: Gjermania ka përkrahur Kosovën me miliona euro

Prishtinë, 17 shtator  – Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets tha se Gjermania ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore.

Ambasadorja gjermane Angelika Viets, bashkë me udhëheqësit e GIZ-it dhe të kfë- James Macbeth dhe Esther Gravenkoetter, në një mkonferencë për media, lidhur me 15-vjetorin e Bashkëpunimit Gjermano-Kosovar, ka deklaruar se Republika gjermane është një nga donatorët më të mëdhenjë në Republikën e Kosovës dhe mbështet Kosovën drejt një zhvillimi substancial si dhe në rrugën e saj drejt bashkimit Evropian”, tha ambasadorja Viets.

Ndërkaq, Veronika Hofinger nga organizata gjermane GIZ tha se menjëherë pas konfliktit të vitit 1999, pala gjermane ka ndërrmarrë hapa të rëndësishëm për të ndihmuar sektorin financiar, furnizimin me ujë si dhe energji elektrike.

“Aktualisht, ndër projektet më të mëdha është fondi për sigurimin e depozitave”, ka thënë Hofinger.

Ajo ka thënë se falë ndihmës së ofruar nga shteti gjerman, ndërmarrje të vogla dhe të mesme kanë arritur të krijojnë mijëra vende të reja pune.

Ndërkaq, sa i përket investimeve në Kosovë, Hofinger tha se tregu që ofron Kosova është i vogël dhe mungojnë kushtet e përgjithshmeligjore.

“Gjermania ka ofruar përkrahje nëpërmjet katër sferave kryesore, për infrasktrurë, zhvillim afatgjatë ekononomik, qeverisje të mirë dhe arsim\".

Ndërkaq, ajo tha se bashkëpunimi aktual është i përqendruar në mbështetje afatgjatë për zhvillim substancial.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)