29 Mars 2024

Haradinaj: Nuk do ta votojmë kandidatin e PDK-së

Prishtinë, 17 shtator - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë të gatshëm për seancës e ditës se nesërme.

Ai ka thënë se epilogu i saj dihet dhe sipas tij kandidati i PDK-së, për kryetar të kuvendit nuk do të votohet.

\"Takimi i sotëm ka qenë një takim konsultativ për seancën e nesërme. Kuptohet, mbetet vetëm ta përsëris se ne jemi plotësisht të gatshëm për seancë. Nuk dua të jap detaje, sepse në vija të trasha epilogu i seancës dihet. Kandidati i PDK së nuk do të votohet. Presim pikën 126 pra dështimin e kandidatit të parë për të pasuar me pikën 127\", ka thënë Haradinaj, pas takimit të LAN-it dhe VV-së.

Lista Srpska sipas Ramush Haradinaj ka vetëm një zgjidhje, të jetë në Qeveri me bllokun LDK-AAK-Nisma.

Kështu sipas tij, ngase ata sipas Kushtetutës duhet të jenë pjesë e Qeverisë.

“Ata e kanë një opsion të tyre në qeverisje, janë të mirëpritur në çdo situatë, ashtu e parasheh Kushtetuta dhe janë është punë dëshirash por zgjidhja reale, ata e kanë veç një zgjidhje, pra me neve LDK-AAK-Nisma”, ka thënë ai.(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)