25 Prill 2024

Ndërkombëtarët sinjalizojnë zgjedhje të reja

Prishtinë, 17 shtator - Që vendi të dalë përfundimisht nga kriza politike që e ka kapluar tash e tre muaj, faktori ndërkombëtar po lëshon sinjale se kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.

Se kjo duhet të ndodhë sa më parë, e ka pohuar ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, sipas të cilit, sistemi zgjedhor në vend duhet të jetë më i avancuar.

“Duhet marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt sesa që ne presim”, ka thënë Braathu.

Ambasadori norvegjez këto deklarata i bëri në tryezën e organizuar nga Demokracia në Veprim, me temën “Zgjedhjet e fundit-mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor”.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)