29 Mars 2024

Demolli ende s'ka vendosur të garojë për kryetar të LDK-së

Prishtinë, 16 shtator - Deputeti i LDK-së, Haki Demolli, ende nuk ka vendosur se a do të garojë për kryetar të LDK-së nëse e merr propozimin e Degës së tij në zgjedhjet e ardhshme në LDK.

Ai në një intervistë për Bota press ka thënë se preokupimi i tij është që ta heqim qafe PDK-në ndërsa për zgjedhjet në LDK do të mendojë pas përfundimit të këtij procesi institucional.

I pyetur nëse do të merrte propozimin e degës për kandidim për kryetar a do ta pranonte sfidën, Demolli është përgjigjur: Si deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, aktualisht jam i preokupuar me konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, me dëshirë që rezultati përfundimtar i tërë këtij procesi të jetë, largimi i PDK-së nga Qeveria e Kosovës, dhe konstituimi i një qeverie, e cila do të largojë mënyrën e qeverisjes korruptive dhe mënjanoj krimin e organizuar nga qarqet qeveritare, që është instaluar dhe bërë praktikë, nga Qeveria e Thaçit që është në largim e sipër.

Prandaj më duhet të them, se tani për tani prioriteti im në rrafshin politik është konstituimi i institucioneve politike shtetërore, kurse zgjedhjet dhe aktivitetet brenda partiake në këtë rrafsh, janë sekondare, që domethënë pasojnë pas përfundimit të këtij procesi.

/botapress/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)