25 Prill 2024

Gjykata Kushtetue pa kuorum për së paku një muaj

Prishtinë, 16 shtator - Amerikani Robert Carolan ka refuzuar të shërbejë më tutje si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, akt ky që ia pamundëson këtij mekanizmi të trajtojë materie të karakterit politik.

Pa të Kushtetuesja nuk e ka kuorumin.Por është paralajmëruar “zëvendësimi i shpejtë” i këtij gjyqtarit, që do të bëhet nëpërmjet një procedure që nuk e parasheh Kushtetuta. Bazë legale do të merret letërkëmbimi Jahjaga-Ashton.

Megjithëkëtë, sipas burimeve të gazetës, edhe ky “zëvendësim i shpejtë” do të marrë kohë më shumë se një muaj, ngaqë duhet të shkohet nëpërmjet konkursit publik.

Për pasojë, veprime që mund të ndodhin të enjten në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mund të mos kenë adresë për t’iu trajtuar kushtetutshmëria.

 /Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)