20 Prill 2024

Dështimi i seancës mund ta aktivizojë faktorin ndërkombëtar

Prishtinë, 16 shtator - Dështimi eventual që në seancën e 18 shtatorit të tejkalohet kriza rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, mund ta aktivizojë faktorin ndërkombëtar.

Për ndërkombëtarët, të paktën sipas deklarimeve të tyre publike, me rëndësi do të jetë që zgjidhja të jetë sipas procedurave dhe në harmoni me kushtetutën e vendit.

Analistët politikë kanë vlerësuar se faktori ndërkombëtar deri më tani kryesisht ka qëndruar në pozicionin e spektatorit dhe ofrimit të mesazheve politike.

Një mesazh të tillë ka adresuar të hënën edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, duke kërkuar që partitë politike t’i japin fund bllokadës në seancën e 18 shtatorit.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)