19 Prill 2024

Jahjaga kërkon angazhim për ruajtjen e rendit dhe ligjit

Prishtinë, 15 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi Kryeministrin dhe drejtues të institucioneve të sigurisë dhe të gjyqësisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeprokurorin Sylë Hoxha, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Pecin, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Muharrem Ajeti në një takim të përbashkët për të vlerësuar zhvillimet aktuale në vend pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Duke vlerësuar punën e këtyre institucioneve dhe mekanizmave dhe kontributin e tyre, Presidentja Jahjaga theksoi të nevojshëm harmonizimin e mëtutjeshëm të institucioneve të mandatuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Republikën e Serbisë dhe përshpejtimin e reformave të cilat lidhen me përmbushjen e standardeve të përcaktuara për proceset integruese të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)