24 Prill 2024

Ndërkombëtarët ishin në favor të shtyrjes së seancës

Prishtinë, 15 shtator - Marrëveshja mbi parimet bazë për ndërtimin e koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosjes, në përmbajtjen e saj ka prekur një nga kushtet e faktorit ndërkombëtar për qeverinë e ardhshme.

Fjala është për çështjet që kanë të bëjnë me dialogun me Beogradin, të cilat ishin ngritur edhe nga lista “Srpska” më 11 shtator.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë thënë se shqetësimet e ndërkombëtarëve u transformuan më pas edhe në pozicionin e ri të listës “Srpska” karshi koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, çka qoi deri te shtyrja e seancës konstitutive nga data 12 në 18 shtator.

Këto burime thonë se liderëve të bllokut LDK, AAK dhe Nisma, përfaqësuesit ndërkombëtarë në disa raste ua kanë rikujtuar disa nga kriteret për ndërtimin e një qeverie të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare. 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)