20 Prill 2024

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Prishtinë, 15 shtator - Me moton e këtij manifestimi: ”Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi”, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi hap dyert për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Gjatë kësaj dite do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.

Në të njëjtën ditë do të ndahen çmimet për esenë më të mirë në temën: “Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)