20 Prill 2024

Tesla ndërton një uzinë 5 miliardë dollarë në Nevada

Nevada, 6 shtator - Kompania Tesla e makinave elektrike do të ndërtojë një uzinë 5 miliardë dollarë në shtetin amerikan të Nevadës pasi pranoi një paketë stimujsh nga shteti.

Nevada fitoi ndaj shteteve Arizona, Kaliforni, Nju Meksiko dhe Teksas për uzinën e Teslës duke i ofruar 1 miliardë dollarë kompanisë gjatë 20 vjetëve të ardhshme, kryesisht në formën e taksave.

Në një ceremoni në Nevada dje, themeluesi i Teslës Elon Musk këmbënguli se vendimi për t’u vendosur në Nevada nuk ishte thjesht nga stimujt por pasi ai beson se Nevada është shtet ku veprohet.

Në këmbim Tesla ka në plan të krijojë më shumë se 22,000 vende pune.

Ajo pritet të sjellë gjithashtu 100 miliardë dollarë në ekonominë e këtij shteti gjatë dekadës së ardhshme.

Uzina e baterive është një ndërmarrje e përbashkët mes gjigantit japonez të elektronikës Panasonic dhe Teslës. Kompania është në kërkim për të ndërtuar një brez të ri të automjeteve elektrike me një çmim më të ulët në vitin 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)