20 Prill 2024

Kapen produkte ushqimore kontrabandë në Jarinje

Mitrovicë, 6 shtator - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganor kanë arritur të parandalonin kontrabandimin e produkteve ushqimore të cilat tentonin të futeshin përmes pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Pas ndalimit të një autobusi, oficerët doganor kanë gjetur produkte ushqimore të fshehura brenda autobusit.

Më saktësisht gjatë kontrollës rutinore të autobusit që udhëton nga Serbia për në Kosovë oficerët doganor kanë gjetur mallrat e fshehura.

Oficerët fillimisht kanë pyetur vozitësin si dhe udhëtarët se nëse kanë diçka për të deklaruar, pasi asnjëra palë nuk ka deklaruar atëherë ka filluar kontrolla e autobusit në bashkëpunim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, ku në vendin e motorit si dhe në tualetet e autobusit janë gjetur mallra ushqimore.

Sasia e mallrave është afër 400 kilogram, kurse pas gjetjes së mallrave është gjetur edhe fatura e mallrave dhe më këtë rast pala ka bërë bere shkelje të nenit 250 të Kodit të Doganës dhe Akcizës së Kosovës me qëllim të shmangieve së taksave doganore. Janë konfiskuar mallrat si dhe është iniciuar procedura e kundërvajtjes doganore.







Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)