29 Mars 2024

Blloku rrit presionin për seancë konstituive

Prishtinë, 2 shtator - Koalicioni i partive LDK, AAK dhe Nisma po e humb durimin, andaj edhe e ka paralajmëruar deputeten më të vjetër në Kuvend, Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive apo në të kundërtën mund të përballet me mocionin e nënshkruar nga të paktën 40 deputetë.

Nikoqire e takimit të liderëve të partive të koalicionit ishte Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Isa Mustafa.

Aty u rikonfirmua edhe një herë se ky koalicion do të provojë të shkojë deri në fund, fillimisht me kandidimin e Isa Mustafës për postin e kryetarit të Kuvendit e më pas edhe për formimin e qeverisë së koalicionit nën drejtimin e Ramush Haradinajt.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përveç se ka para vetes sfidën e zgjedhjes në postin e kryetarit të Kuvendit, ka edhe atë të aspektit kushtetues, ngaqë mund të ballafaqohet për herë të dytë me Gjykatën Kushtetuese, megjithatë ka insistuar që projekti i nisur nga LDK, AAK dhe Nisma të shkojë deri në fund.

“Konsiderojmë se oferta jonë është në të mirë të zhvillimit demokratik të Kosovës dhe në të mirë të institucioneve të drejta, demokratike dhe atyre që do të ofrojnë zgjidhje për vendin tonë”, ka theksuar Mustafa.

Ai është shprehur i bindur se Kuvendi me shumicën e votave do të vendosë për institucionet e ardhshme.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)