29 Mars 2024

Gashi: Zgjedhjet e reja, zhgënjim për popullin

Prishtinë, 1 shtator - Njohësi i rrethanave politike, Ibrahim Gashi, ka thënë se liderët e partive politike duhet të konsultohen ndërmjet vete para se të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se dështimi i dytë eventual i konstituimit të Kuvendit do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët, për miqtë ndërkombëtarë dhe do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja për të cilat thotë se nuk janë të nevojshme.

Gashi ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile e cila, sipas tij, duhet të ketë fuqi të mjaftueshme vendimmarrëse për të gjitha vendimet e rëndësishme për vendin.

Ai ka treguar se aktualisht është aktiv vetëm në jetën akademike, por ka thënë se është i gatshëm ta japë kontributin nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë në politikë. /epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)