26 Prill 2024

Thaçi vlerëson lart lidershpin e ri evropian

Prishtinë, 31 gusht - Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan, vlerëson kryeministri në largim Hashim Thaçi.

​Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan, vlerëson kryeministri në largim Hashim Thaçi, i cili pret që të arrijnë së bashku ta avancojnë agjendën e dialogut dhe integrimit.

Në rrjetin social facebook, Thai ka shkruar se i ka dërguar urime Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit Evropian si dhe Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE.

E përmend qysh me Tusk së fundi ka biseduar gjatë Samitit të Dubrovnikut ndërsa Mogherini thotë se e ka takuar në zyrat e tij para ca javëve.

“Pas raportit pozitiv për viza dhe parafimit të MSA, kosovarët presin që viti i ardhshëm të jetë vit i integrimit të thellë dhe lëvizjes së lirë në familjen evropiane. Tusk dhe Mogherini do të jenë shtylla mbështetëse në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)