28 Mars 2024

Qeveri me bazë të gjerë

Prishtinë, 29 gusht - Kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shteti gjerman e vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai ka thënë se Kushtetuesja sipas shtetit gjerman është duke bërë punë të pavarur dhe profesionale, pa u ndikuar politikisht.

Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit ka thënë se do t’i koordinojnë punët me partitë e tjera politike që bashkërisht të punojnë për formimin e një qeverie me bazë të gjerë. “Ishte vlerësim i shtetit gjerman se Gjykata Kushtuese po bën punë të pavarur profesionale dhe pa ndikime politike. Ne do t’i koordinojmë punët dhe do të punojmë bashkërisht që të ndërtojmë institucione të qëndrueshme me bazë të gjerë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “RTK”.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja si parti fituese do të punojë me vullnetin dhe frymën mirëkuptuese me spektrin politik. “PDK-ja si parti fituese  do të jetë më gjeneroze dhe vullnetmirë t’i japë vendit institucione me qeverisje të mirë”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se më 8 qershor Kosova ka organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike që, sipas tij, kanë qenë shembull edhe për rajonin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)