29 Mars 2024

Tahiri u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Farina

Prishtinë, 28 gusht - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri ka zhvilluar një takim lamtumirës me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Farina i cili tashmë është në përfundim të misionit të tij si udhëheqës i forcave të NATO-së për Kosovën, KFOR.

Zëvendëskryeministrja Tahiri me këtë rast ka falënderuar Komandantin e KFOR-it  për angazhim e tij dhe të forcave të NATO-së për progresin e Kosovës duke vlerësuar lartë bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe NATO-së dhe të KFOR-it për ndërtimin e demokracisë dhe sigurisë në  shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Ajo po ashtu ka theksuar se misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë tashmë që 15 vite vazhdon ta gëzon respekt dhe përkrahje të vazhdueshme nga ana e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se roli i NATO-s dhe i KFOR-it janë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, ndërkaq znj. Tahiri ka vlerësuar se NATO është partnere strategjike e Kosovës në angazhimet tona për ndërtimin e arkitekturës së sigurisë të shtetit tonë të ri, duke qenë se kemi vlera të përbashkëta euro-atlantike.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina e ka falënderuar Zëvendëskryeministren Tahiri dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deri tanishëm, si dhe vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë në periudhën e shërbimit të tij në këtë vend.


Ai më tej tha se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të jenë në funksion të zbatimit të misionit që kanë për ruajtjen e paqe dhe të sigurisë dhe promovimin e bashkëpunimit dhe të tolerancës. NATO dhe KFOR mbeten të përkushtuara që misioni paqeruajtës ka për qëllim ofrimin e ambientit të sigurt dhe stabilitetit të përgjithshëm në vend, tha ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)