19 Prill 2024

Vetëvendosje! qëndron në ato qëndrime që ka qëndruar edhe më herët

Prishtinë, 27 gusht - Pas takimit me Bllokun LDK-AAK-NISMA, Visar Ymeri, ka deklaruar se ky vendim është i papranueshëm për ne dhe duhet të jetë i papranueshëm edhe nga të gjithë ata që e duan Republikën dhe demokracinë në vend. 

"Konsiderojmë që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk po i lë vend as demokracisë dhe as kushtetutshmërisë në vend e aq më pak parlamentarizmit, ka theksuar ai.

Me këtë mënyrë të vendimmarrjes Gjykata Kushtetuese, po e konfirmon edhe njëherë se sa  thellë dhe sa gjerë është i kapur shteti i Kosovës dhe sa i rëndësishëm është angazhimi për ta luftuar këtë kapje që i është bërë shtetit të Kosovës, dhe i cili po vendoset si institucion në interes të një partie apo një grupi klanorë i PDK-së.

Sa i përket takimit të sotëm, ne kemi diskutuar për këto çështje, pra për vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe për seancën e ardhshme që do të mbahet javën e ardhshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në ato qëndrime që ka qëndruar edhe më herët.

Ne as nuk do ta votojmë kandidatin për Kryetarë të Kuvendit që mund të paraqitet nga PDK-ja në këtë seancë, as nuk do t’i bëjmë kuorum PDK-së, dhe në asnjë formë nuk do të jemi pjesë e çfarëdo negocimi apo bashkëpunimi me PDK-në për krijimin e qeverisë. Ne konsiderojmë që edhe blloku në këtë takim e shprehu qëndrimin e njëjtë.

“Në anën tjetër për sa i përket ndonjë marrëveshjeje eventuale mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe bllokut, blloku ka marrë pak kohë që të na kthejë përgjigjen për atë se kriteret dhe parimet që Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka diskutuar dhe paraqitur me shkrim a janë të pranueshme për ta, në mënyrë që të ecim më pas tutje”, ka deklaruar Visari Ymeri nga VV.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)