20 Prill 2024

Reichel: Respektojeni Gjykatën, gjyqtari Rodriguez është portugez, jo PDK!

Berlin, 27 gusht - Ernst Reichel, përfaqësues për Evropën juglindore i kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës meriton respekt edhe nga ana e atyre që nuk pajtohen me vendimet e saj.

Duke aluduar tek komentet e mospajtuesve me aktgjykimin dhe përfoljet që u janë bërë gjymëtarëve ndërkombëtarë, përfshi edhe gjyqtarin portugez, Almiro Rodrigues, ambasadori gjerman ka thënë se vendimi i gjykatës duhet respektuar, pasi ai është vendim i gjyqtarëve, pra edhe i gjyqtarit Radrigues, i cili siç ka thënë ai, është portugez, e jo PDK.    

“Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ana e atyre që ndoshta nuk pajtohen me aktgjykimin e saj. Përndryshe gjyqtari Rodrigues është portugez, jo PDK”, ka shkruar Reichel në profilin e tij në Facebook.  

Në statusin e ambasadorit gjerman, një koment paksa të cuditshëm ka bërë Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, e cila shpeshherë flet për media si analiste.

Ajo ka shprehur dyshime goxha të rënda për gjyqtarin ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, portugezin Almiro Rodrigues.

Si analiste, Lusha ka shkruar se nuk po i pëlqen aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se gjyqtari i emëruar nga Bashkimi Evropian, portugezi Rodrigues mund të jetë ndikuar, duke e lidhur këtë ndikim me situatën jo të mirë ekonomike në Portugali. 

“Respekti duhet të fitohet nga profesionalizmi..dhe në këtë rast vendimi ishte puro i ndikuar politikisht...të paktën tre gjyqtarë janë të lidhur me PDK-në...amerikani u distancua, derisa portugezi mund të jetë ndikuar shumë lehtë...nuk është situatë e mirë ekonomike në Portugali...edhe si muzikante, mund të te them se vendimi është i palogjikshëm, dhe jo konsistent me vendimet e mëparshme”, ka thënë Luzha.(Lajmi.net)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)