26 Prill 2024

Thaçi niset për Berlin

Prishtinë, 27 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është nisur për Berlin për të marr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel

\"Sot po nisem për në Berlin për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Kancelarja Merkel me pikënisje shënimin e përvjetorin e njëqindtë të Luftës së Parë Botërore\",ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij përqëndrimi ynë është në ekonomi dhe Qeveria e Kosovës e ka në fokus të prezantimeve dhe bisedave krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimet gjermane.

Ai ka deklaruar se do të jetë mundësi e jashtëzakonshme që së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të diskutojmë për të sotmen dhe ardhmen e përbashkët, e cila varet në tërësi nga realizimi i vizionit dhe objektivit tonë për t\'u bërë pjesë e familjes europiane, BE-së dhe NATO-s.

\"Shtetet tona respektive mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave përmbajtësore e sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit. Kjo përcakton edhe dinamikën e anëtarësimit tonë në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)