07 Maj 2024

Jahjaga: Të respektohet vendimi i Kushtetueses

Prishtinë, 26 gusht - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes Isa Mustafës në pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Zyra e presidentes në një deklaratë dërguar “Zërit të Amerikës” thekson partitë politike duhet të punojnë më shumë në konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës “Vendimi i Gjykatës kushtetuese obligon të gjitha palët që ta respektojnë atë në përpjekje për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës.

Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese. Presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve.

Zyra e presidentes thekson se në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”, thuhet në deklaratë, duke lënë të nënkuptohet së ajo nuk do të përfshihet në këtë periudhë në procesin që i takon Parlamentit si organi më i lartë ligjvënës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)